Kurti: Regjistrimi i Popullsisë, thelbësor për vendimmarrje dhe zhvillim të qëndrueshëm
Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 14 February 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në takimin dhe tryezën e diskutimit me titull “Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2024” të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në fjalën e tij ai tha se ky regjistrim është më shumë se numërim; është angazhim për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe baza për vendime të cilët do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.
“Regjistrimi siguron të dhëna të sakta dhe të plota demografike, socio-ekonomike dhe gjeografike, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar në çdo nivel. Këto statistika ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në demokraci. Ato gjithashtu ndihmojnë në alokim më efikas të burimeve për shërbime që i ofron sektori publik”, u shpreh kryeministri
Andaj, ai e rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë ndaj procesit të Regjistrimit të Popullsisë, që është thelbësor për një vendimmarrje të informuar, për nxitjen e drejtësisë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.
Të tjera
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...