Lajme

Kurti reagon përsëri, pas heqjes së reciprocitetit

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 06 June 2020

Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka reaguar prap në lidhje me heqjen e reciprociteti ndaj Serbisë.

Kurti u shpreh që Kosova asnjëhere nuk ka paraqitur pengesë në dialog këtë e ka vertëtuar edhe me heqjen e taksës 100%.

Më tej, u shpreh që mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë

#Kosova nuk ishte asnjëherë pengesë për dialogun dhe kjo u vërtetua me heqjen e tarifës 100%.

Reciprociteti do të thotë barazi. Të mohosh atë do të thotë të mohosh shpalljen tonë të pavarësisë si një shtet sovran, të cilin asnjë udhëheqës në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera