Kurti reagon pasi Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2023: Më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 15 December 2022
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Buxhetin për vitin 2023, në vlerë 3.2 miliardë euro, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është buxheti më i lartë ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi.
“Me 65 vota për, Kuvendi i Republikës së Kosovës e votoi Buxhetin për vitin 2023. 3.2 miliardë është buxheti i Republikës sonë për vitin e ardhshëm, e që është jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi. Kjo nënkupton 3.2 miliardë euro për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën. Mirëpo, mbi të gjitha nënkupton 3.2 miliardë euro për rininë, gratë e grupet e cenueshme të shoqërisë sonë.”, ka shkruar Kurti.
Tutje, ai ka sqaruar se ku do të shkojnë këto mjete.
“Rreth 300 milionë euro për investime në shëndetësi, që të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore, si dhe 400 pozita me tepër për stafin shëndetësor. Rreth 280 milionë euro për arsim, për ndërtimin e çerdheve dhe infrastrukturës së avancuar arsimore, si dhe 743 pozita të reja për stafin arsimor.
“Mbi 300 milionë euro për sigurinë dhe ushtrinë, për investime në siguri e armatim modern, si dhe 300 pozita të reja për Policinë. Rreth 90 milionë euro për bujqësinë, për të vazhduar e për të rritur mbështetjen për fermerët tanë, që të sigurohet prodhimi vendor në këtë kohë krize, por edhe prodhimi vendor në afat të gjatë. Rreth 60 milionë euro për kulturën e sportin për aktivitete e infrastrukturë kulturore e sportive. Për të siguruar shërbime publike më të mira e mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë, do të shtohen 240 pozita të reja për inspektoratet”, ka shkruar tutje Kurti./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...