Kurti reagon pas sulmeve ndaj Policisë në Ujman

Autori: Gazeta inFokus
17:16 | 06 August 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi i sotëm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, është duke u hetuar.
Ai ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Zubin Potok, është qëlluar rreth 10 herë sot, derisa po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në Liqenin e Ujmanit.
“Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në Facebook.
“Fatmirësisht, shpëtuam pa viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë për këtë rast. Sot, në rrugë nuk ka barrikada”, ka shtuar Kurti.
Por, siç ka thënë, bandat kriminale vazhdojnë të barrikadohen kundër institucioneve të Kosovës të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të pengojnë apo ndalojnë Policinë të kryejë detyrat e saj brenda vendit të vet.
“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrolle rutinë në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Tutje, ka shtuar se gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit.
“Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata. Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Sveçla.
Around 10 shots were fired today at Border Police embarking on a boat patrol on Lake Ujmani. This is the second time in less than a week that Kosova Police have been attacked by criminal gangs in the northern part of our territory, just six days after Sunday's incidents.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2022
Të tjera
-
Donald Trump pranon kontrollin në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt, kjo është politike
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të kundërshtoj...
-
Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19
Ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 në kuadër të klinikave të ...
-
Hoxhaj i reagon Kurtit për deklaratën për luftë: Duhet të mblidhet Kuvendi
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar kryeministrit K...
-
“Shpresoj që pyetja nuk vjetërohet deri pasdite”, Kurti ironizon me gazetarët gjatë vizitës te Dogana
Kryeministri Albin Kurti s’ka pranuar të përgjigjet në një pyetje të fundit t...
-
Shkuan për pushime por Covid i prishi planet, bllokohen në qytetin kinez 80,000 turistë
Turistët që vendosën t’i kalojnë pushimet në Hainan të Kinës u bllokuan aty p...
-
Mashtroi dhjetëra persona për bileta, familja e paraqet të zhdukur, por pejani bie në duart e policisë
Një person me iniciale R.I. është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak t...
-
Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur Beogradi flet për vrasje e dhunë flasin për vete
Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Doganën e Kosovës, i është përgjigjur...
-
Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për çështjen e bartjes së shamisë në...
-
VIP-at po e ngushtojnë lukthin në QKUK, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë jep detaje
Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu ka konfirmuar se fytyra publi...
-
E shkarkuan nga Bordi i Infrakosi-it, vjen reagimi i Mehmetaj ndaj Kurtit dhe Rizvanollit
Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur dy ditë më parë u morë vendim për shkarkim...
-
Transferohen 9 mijë lëndë të bizneseve në Gjykatën Komerciale, në shtator seancat e para
Me fillimin e punës së Gjykatën Komerciale bizneset do të kenë një adresë të ...
-
Interesim i madh: Mbi 300 qytetarë në pritje për të ngushtuar lukthin në QKUK
Mbi 300 persona janë duke pritur në listën e pritjes për të bërë ndërhyrjen e...