Lajme

Kurti reagon pas ratifikimit të marrëveshjes me MCC: Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 28 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ende pa u bërë2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjen, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.

“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Ai po ashtu shtoi se i falënderon të gjithë deputetët që me votën e tyre ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim.

“I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës. Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja”, ka shkruar tutje kryeministri./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera