Lajme

Kurti: Rastet janë rritur shumë, masat nuk kanë pikur nga qielli

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 27 January 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që në masat e reja që janë ndërmarrë synojnë që së paku të ngadalësohet rritja e virusit.

Kurti këtë e tha gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvend, ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë në Kosovë.

“Reagimi në kohë dhe bashkëpunimi me qytetarët ne ja dolëm me Omicronin, vala na gjeti me gatishmëri të plotë, në dy javshin e fundit rastet janë rritur shumë, masat nuk kanë pikur nga qielli”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje ai tha se janë të obliguar që të marrin masat kundër COVID-19.

“Numri i vdekjeve fillon pas rritjes së rasteve prandaj jemi obliguar të vendosim kufizime, ne duhet ta ngadalësojmë rritjen e rasteve për shkak të fluksit të madh që mund të kenë spitalet”, tha Kurti nga foltorja e kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera