Kurti: Qytetarët ua prishen pazaret koalicionit PAN më 11 qershor
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 17 August 2017
Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mospjesëmarrja e koalicionit PAN në seancën konstituive është opozitarizem ndaj Kuvendit të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë mungesë të koalicionit PAN, ish lideri i VV-së e ndërlidh me zgjedhjet lokale.
Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ai ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit, qytetarët ua kanë prishë pazarët koalicionit PAN.
“Disa prej tyre nuk mund të dalin nga pazari sepse pazari është i vetmi planet ku mund të ketë jetë për ta. Qëndrimin në pazar e kanë lëvizje të detyrueshme. Të tjerët, ose nuk duan ose nuk guxojnë të ikin nga pazari. Meqë u shemb pazari parazgjedhor, e s’dalin dot prej tij, ata po e zgjerojnë kornizën e pazarit. Vazhdimi i mbledhjes konstituive sipas tyre duhet të presë për dorëzimin e listave me kandidatët për zgjedhjet lokale, e, pastaj, kushedi, ndoshta vjen edhe ndonjë adresim te Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Kurtit:
PDK nuk i deshi zgjedhjet e parakohshme për ta ribërë Kadri Veselin kryeparlamentar dhe as për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër, apo jo? Të tjera pazare kishin në mendje veçse populli me 11 qershor ua prishi pazaret e i la pa mend. Qytetarët e befasuan regjimin i cili nuk mund t’i befasonte më qytetarët. Aq i keq që ishte bërë ai.
Kur ta hedh populli
Aktgjykimi AGJ700/2014 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i datës 26 gusht 2014, ia ka vënë kazmën Republikës Parlamentare. Ky vendim i jep përparësi absolute të parit në garë në raport me shumicën e tërësisë. Për të propozuar kryetarin e Kuvendit, në vend se ata që e formojnë shumicën pas zgjedhjeve ta kenë të drejtën, tash koalicioni parazgjedhor që del i pari në zgjedhje e ka veton.
Ky aktgjykim i ka dhënë PAN-it të drejtën ekskluzive për fuqi përbrenda Kuvendit, porse ata e përdorën këtë fuqi ekskluzivisht për padrejtësi kundër Kuvendit. E braktisën mbledhjen konstituive më 3 gusht dhe nuk u kthyen në asnjërin prej tri vazhdimeve të saj. Më 9 gusht premtuan se do të jenë gati për 17 ose 18 gusht, ndërsa sot premtuan që do të jenë gati për 24 gusht.
Nuk e dimë nëse do të vijnë që të rrinë me 24 gusht. Por, e dimë që do të bëhen plot tri javë që ulëset e kolonës së mesme në sallën e mbledhjeve plenare do të mbeten të zbrazëta. Thua se deputetët e PAN-it dëshirojnë që ulëset t’i kenë me vete kudo që ata ndodhen, prandaj ato ngelen bosh meqenëse janë karrige të palëvizshme e s’i marrin dot me vete.
Bojkoti i PAN-it është opozitarizëm ndaj Kuvendit të Republikës dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndaj kryesuesit Adem Mikullovci, deputetit më të moshuar por assesi më të vjetër, dhe, dyfishimit të forcës progresive që u bë partia më e madhe në vend. Në thelb të bojkotit të PAN-it ndodhet mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017. Bojkoti i PAN-it është zëvendësim taktik për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve.
Po të mund të ktheheshin në muajin maj, kurrë nuk do ta ndërmerrnin nismën për zgjedhje të parakohshme nëpërmjet mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. Se PDK nuk i deshi zgjedhjet e parakohshme për ta ribërë Kadri Veselin kryeparlamentar dhe as për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër, apo jo? Të tjera pazare kishin në mendje veçse populli me 11 qershor ua prishi pazaret e i la pa mend. Qytetarët e befasuan regjimin i cili nuk mund t’i befasonte më qytetarët. Aq i keq që ishte bërë ai.
Disa prej tyre nuk mund të dalin nga pazari sepse pazari është i vetmi planet ku mund të ketë jetë për ta. Qëndrimin në pazar e kanë lëvizje të detyrueshme. Të tjerët, ose nuk duan ose nuk guxojnë të ikin nga pazari. Meqë u shemb pazari parazgjedhor, e s’dalin dot prej tij, ata po e zgjerojnë kornizën e pazarit. Vazhdimi i mbledhjes konstituive sipas tyre duhet të presë për dorëzimin e listave me kandidatët për zgjedhjet lokale, e, pastaj, kushedi, ndoshta vjen edhe ndonjë adresim te Gjykata Kushtetuese. Shtohen zvarritjet që të blihet kohë e qeveria të formohet në kuadër të pazarit të ri të balotazheve në fillim të nëntorit.
Mirëpo, edhe këtë zgjerim pazari qytetarët do t’ua prishin me 22 tetor. Ka nisur epoka kur populli do të mësohet të fitojë e politikanët do të mësohen të humbin. Ky është mësimi i demokracisë. Ama duke mos harruar atë që thoshte Sami Frashëri: “Sa zor është për njerëzit e mësuar të bëjnë pasuri, aq i vështirë është mësimi për të pasurit.” Bëhuni gati për një hedhje të re. Nuk besoj që lidhja e rripave u bën punë
Të tjera
-
Rriten për 20 përqind pensionet për kategoritë e dala nga lụfta
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensione...
-
Dervishaj fton diasporën të votojë: Votoni sepse zëri juaj është fuqia e Kosovës
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë në Zubin Potok që...
-
Përfundon takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R....
-
Vdekja e 36-vjeçarit në QKMF në Podujevë policia nisë hetimet
Një person është raportuar se ka vdekur dje në Podujevë. Mediat vendore ra...
-
Policia e Gjilanit shqiptoi 1262 gjoba brenda një jave
Policia e Gjilanit Gjatë gjatë një jave ka shqiptuar 1262 gjoba, ndërsa ka he...
-
Zyrtari i lartë amerikan në Qeveri për takim me kryeministrin Kurtin
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Ver...
-
Osmani pas takimit me zyrtarin amerikan: Kosova dhe ShBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot iu konfirmua se Kosova dhe S...
-
KFOR mirëpret garancitë me shkrim të qeverisë Kurti për mosdërgimin e FSK-së në veri pa koordinim
Misioni i KFOR-it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeve...
-
Zyrtari i lartë amerikan në Presidencë për takim me Osmanin
Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, ka a...
-
Tërmet në Malin e Zi
Një tërmet i magnitudës 3,6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin...
-
Qeveria mbrëmë mbajti mbledhje elektronike, këto janë katër vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të enjten në mbrëmje. Ka...