Lajme

Kurti: Qytetarët të mos heroizojnë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 24 July 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia, përkojnë me ato të Faton Hajrizit.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka kërkuar hetim vendor e ndërkombëtar për të qartësuar gjithçka që ndodhi me Faton Hajrizin, që nga ikja drejt Serbisë deri në vrasjen e raportuar të tij.

-Advertisement-

“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizi. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit. Heronj janë 23 pjesëtarët e Policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera