Kurti: Qëndrimin për Specialen e kam thënë në vitin 2015, s’kam qëndrim të ri
Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 12 October 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëndrimin e tij për Gjykatën Speciale e ka shprehur në vitin 2015. Ai ka thënë se nuk ka një qëndrim të ri.
Duke folur në një konferencë për media, Kurti ka thënë se kundërshtimin e tij, e ka shprehur në kohën kur ishin përgatitur amanamentimet kushtetuese.
“Sa i përket Dhomave të Specializuara, brengën e shqetësimin dhe kritikën e kundërshtimin tim, e kam thënë qysh në pranverën dhe verën e vitit 2015, kur u patën përgatitur amandamentimet kushtetuese. Nuk kam qëndrime të reja për këtë çështje”, ka deklaruar ai, raporton Gazeta Express.
Ai ka thënë se dhomat e specializuara s’mund të lavdërohen për transparencë.
“Mund të them që dhomat e specializuara nuk janë karakterizuar nga transparenca, pra s’mund të lavdërohen për transparencë dhe kemi rastin që dy vjet kemi mbajtje në paraburgim pa gjykim. Faktorët ndërkombëtarë duhet të mobilizohen që krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, të ndiqen e fajtorët të gjykohen e dënohen”, ka deklaruar ai.
Kurti ka thënë se s’mund të flitet për luftën pa i adresuar krimet e luftës në Kosovë.
“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi, të cilin NATO-ja e ka ndalur me intervenim. Nuk mund të flasësh për luftën pa i adresuar krimet në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
Bajrami i kërkon kryetarit të Gjilanit nga VV të deklarohet a është për ardhjen e të burgosurve nga Danimarka
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban H...
-
Gjendja e njërit nga të plag*osurit të Pejës, shumë e rëndë
Një plagoje e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në Pejë. Si pasojë e lëndimeve t...
-
Deputetët e votojnë edhe marrëveshjen e 11-të ndërkombëtare
Me 93 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Marrëveshjen ...
-
Haradinaj për letrën e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Veprim për shkak të gabimeve të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për ...
-
Gjuajtje me ar*më në Gjakovë
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Damjan të...
-
Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro
Kryeministri suedez Ulf Kristersson njoftoi dje se vendi i tij do t’i ofrojë ...
-
Presidentja e Sllovenisë pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj
Presidenti i Shqipwrisw, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme homologen e tij...
-
UP-ja u bën thirrje deputetëve ta votojnë statutin e ri
Universiteti i Prishtinës u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës ta votojnë ...
-
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Gjilan, përfundon me sukses
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar regjistruesit e popullësisë të k...
-
A do të ketë zgjedhje në Kosovë, flasin monitoruesit e tyre
Nëse arrihet që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje të par...
-
Kishte urdhërarrest ndërkombëtar nga Çekia, arrestohet në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestguar një person në Prishtinë, pasi ...
-
Nipi i Hasan Prishtinës: Nagavci më mirë të fokusohet në universitetin serb të veriut, sesa në ndërrimin e emrin të UP-së
Është bërë bujë kohëve të fundit ndërrimi i emrit të Universitetit “Hasan Pri...