Kurti: Qëndrimi im për Asociacionin nuk ka ndryshuar, Kushtetuesja nuk e lejon
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 17 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më transparent sesa tani.
Kurti thotë se Qeveria e tij është treguar transparente në lidhje me këtë proces që nga fillimi, por ka shtuar se po ashtu është treguar e kujdesshme për të ruajtur konfidencialitetin e bisedimeve, shkruan Reporteri.net.
“Për bindjen time të fuqishme dialogu ky nuk ka qenë asnjë herë më transparent. Që prej fillimit të tij ne jemi treguar transparent me publikun dhe kemi pasur diskutime me liderët opozitarë. Nuk mendoj që është e drejtë të thuhet se transparenca është zero. Ju pyesni unë përgjigjem, Gjithashtu në komisionet parlamentare. Unë i kam pasur në takim liderët e partive opozitare, ku kemi diskutuar edhe për propozimin franko-gjerman. Në njërën anë i përmbahem transparencës së procesit, por në anën tjetër edhe konfidencialitetit të bisedimeve”, ka thënë Kurti në seancën e Kuvendit.
Kurti ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, themelimi i së cilit po kërkohet nga serbët, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Kurti ka përsëritur se nuk ka asgjë të re për të thënë për këtë temë, ngase siç thotë ai qëndrimi i tij për Asociacionin është po ai i vjetri.
“Sa i përket Asociacionit, qëndrimi im është i njohur dhe i qartë. Në një çështje që jam përgjigjur panumër herë nuk kam çfarë të them të re sepse pyetja është e vjetër.
Marrëveshja natyrisht që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese e cila e ka shpallur atë jokushtetuese”, ka thënë Kurti në seancën e Kuvendit.
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...