Lajme

Kurti pyetet për skandalin e Besnik Bislimit, e merr një shembull të “punëtorit me hillt”

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 22 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për skandalin diplomatik të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Kryeministri këtë gabim të zëvendësit të tij e ilustroi me një shaka që ai thotë se e bën shpesh me veten e tij, shkruan lajmi.net.

“Në Qeverisje, ne tërë kohen jemi aktiv. Aq aktiv saqë është e pamundshme të kontrollosh gjithçka. Bëj shaka nganjëherë kur them se si kryeministër më duket vetja se duke shkruar mesazhe, e duke qenë aktiv, më duket vetja sikurse ai punëtori që punon me hillt”, tha kryeministri.

-Advertisement-

Sipas Kurtit, fokusi nuk duhet të jetë tek “betoni që çahet, por tek punëtori që dridhet”.

“Nuk kanë qenë fjalët e duhura në atë “Tweet”, e ka bërë korrigjimin zëvendëskryeministri. Më vjen keq që takimi më i mirë që ka pasur zëvendëskryeministri”, ka thënë ai.

“Nuk po mbërrijmë të shikojmë secilën fjalë, secilin tekst. Kam biseduar me Bislimin menjëherë pasi që është shfaqur ai”, tha Kurti në RTK.

Ndryshe, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, kishte përgënjeshtuar detajet që ka dhënë Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për takimin që të dy diplomatët kanë pasur mes vete.

Berge, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, kishte thënë se “mjerisht, nuk është përshkrim i saktë i asaj që deklarova’, duke shkruar mbi cicërimën e Bislimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera