Lajme

Kurti pyetet çfarë përmban propozimi i BE’së: Emisarët kanë kërkuar të mos flasim

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 27 October 2023

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për përmbajtjen e propozimit që solli pesëshja, përfshirë edhe statutin për Asociacionin.

Kurti tha se për këtë i është kërkuar të mos flasë në detaje, por tha se ata e kanë shkruar draftin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“E respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa na kërkohet të mos flasim konkretisht për të. Emisarët kanë deklaruar se e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, s’do të duhet të harrojë sa shumë ka bërë Kosova për serbët që janë të pashembullta edhe për Europën”.

-Advertisement-

Kurti tha se ka hapa prapa, por për shkak të Serbisë.

“Kemi hapa prapa, për shkak të militarizimit të politikës atje. Politika atje mendon dhe vepron me gjuhën e forcës, e cila kur nuk janë organet e sigurisë, janë grupet paramilitare që sponzorizohen nga shteti”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera