Kurti: Pushteti në Kosovë merret veç me zgjedhje, protestat janë të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin

Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 02 June 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se kryetarët në veri janë larg prej legjitimitetit të plotë politik për shkak të daljes së ulët në zgjedhje, por sipas tij, kjo ishte si pasojë e fushatës së egër të Beogradit.
Ai tha se ata që po kritikojnë prej Beogradi se legjitimiteti i vogël, ata s’kanë vet kurrfarë legjitimiteti.
“Kryetarët aktual në katër komuna kanë legjitimitet të vogël, por serbët e Listës Serbe e kanë legjitimitetin zero e 3.5 për qind është më shumë se zero. Dhe, mos të harrojmë që bojkoti e braktisja e institucioneve krejt janë vendime të gabueshme politike me qëllime të këqija që duhet ta bartin ata pasojën e jo shteti ynë”, tha Kurti.
Më tej, ai tha se në Kosovë pushteti mund të merret vetëm me zgjedhje e jo me granata, plumba, sulme mbi KFOR-in, policinë e gazetarët.
“Nuk është kjo protestë për zgjedhje komunale, por këto janë protesta me kryçin me katër “S”, me shkronjën ruse “Z”, e këto janë protesta të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”.
“Nuk është vetëm cështja e komunës aty, a ndërtesat e komunës janë të Kosovës. Nëse s’janë për kryetarët, për kë janë aty. Që nga viti 1999 ka struktura paralele ilegale atje, e ne s’mund të krijojmë struktura paralele për strukturat paralele”, tha Kurti.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’ Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar liderë të shumtë në dy edicionet...
-
Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Kurti po shkatërron marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, William M...
-
Shqiptarët po harrojnë drejtshkrimin
Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ne s...
-
Haxhiu i reagon Çekut për 27 stadiumet: Mashtrimi nuk kalon
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Rinisë d...
-
Arrestohet në Kukës shqiptari që po transportonte ilegalisht 27 emigrantë në drejtim të Kosovës
Është arrestuar një person në Shqipëri i cili po transportonte 27 emigrantë ...
-
Haradinaj: AAK-ja po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Lipjan, ku ësh...
-
Avdyli ironizon pas deklaratës së babait të Doarsa Kicës: Tash ka mbetur me i bindë edhe baballarët e LDK-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka rea...
-
Vjosa Osmani takohet me studentet shqiptarë në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar studentët shqiptarë në Universi...
-
“Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliardë s’janë pare për ata”, shakaja e Kurtit për eksportin
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë të premtes ka takuar kandidatë...
-
Papa Françesku këmbëngul se Evropa nuk ka një emergjencë emigrantësh
Papa Françesku sfidoi presidentin francez, Emmanuel Macron dhe liderët e tjer...
-
Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën...
-
Whiting largohet nga Specialja, i bashkohet Smithit për ta hetuar Trumpin
Alex Whiting nuk është më ushtrues detyre i Kryeprokurorit në Dhomat e Specia...