Lajme

Kurti publikon të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 21 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar.

Në një postim në “X”, shefi i qeverisë thotë se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.

“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Sipas Kurtit këto janë marrëveshjet e nënshkruara dhe deklaratat e miratuara:

•⁠ Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor

•⁠ Deklarata e Gjashtë Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Tregun e Përbashkët Rajonal 2025-2028

•⁠ Deklarata për Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Rajonal

•⁠ Deklarata mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të IHD-ve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

•⁠ Deklarata mbi Aksesin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera