Lajme

Kurti publikon statistika, thotë se po shtohet numri i turistëve që duan ta vizitojnë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 30 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilave përgjatë muajit qershor të këtij viti është rritur për 29 për qind numri i vizitorëve në vend.

Kurti, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka vlerësuar se numri i turistëve që duan ta eksplorojnë natyrën dhe kulturën e Kosovës është në rritje.

“Këtë qershor numri i vizitorëve në Kosovë ka qenë gati 30% më i lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Vizitorët përfaqësojnë anëtarët tanë të diasporës dhe një numër gjithnjë në rritje turistësh që kërkojnë të eksplorojnë bukuritë dhe kulturën e vendit tonë”, shkroi ai në ‘Twitter’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera