Lajme

Kurti publikon rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale të LVV-së, ja çfarë thotë ai

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 18 October 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale të Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite.

Kurti ka shkruar se LVV-ja doli e para në zgjedhje parlamentare dhe ato lokale në vitin 2021 derisa edhe ka falënderuar qytetarët për besimin.

I pari i ekzekutivit ka shtuar se kjo do të vazhdojë edhe në raundin në 12 komunat në të cilat kjo parti ka mbetur ne balotazh.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

“Në zgjedhjet parlamentare:

12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi

6 tetor 2019 – LVV e para

14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.

Në zgjedhjet lokale:

3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi

22 tetor 2017 – LVV e treta

17 tetor 2021 – LVV e para.

Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera