Lajme

Kurti publikon pamjet, ky është kurthi i radhës i Aleksandër Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 02 March 2020

Deklarata e fundit e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq po konsiderohet si kurthi i radhës së tij për Kosovën.

Kryetari i partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, ka publikuar edhe një video të tij, i cili e konsideron si lojë të tij të radhës për të mashtruar Qeverinë e Kosovës dhe Amerikën për të hequr taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Kurti shkruan se, Vuçiqi në një dalje publike të tij ka deklaruar tri gjëra të ndryshme për Kosovën.

-Advertisement-

Sipas tij, e vërteta është se Vuçiqi nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

KURTHI I RADHËS SË VUÇIÇIT!

Deklaratat e Vuçiçit para mediave serbe, kinse ai nuk ka rrugëdalje tjetër veçse ta pranojë sovranitetin e Kosovës – është vetëm një lojë e tij e radhës që të mashtrojë qeverinë e Kosovës dhe Amerikanët, për ta hequr taksën 100%!

Ai, brenda një dalje publike deklaron tre gjëra të ndryshme në lidhje me Kosovën, por e vërteta fshihet tek deklarata përmbyllëse që vendos pikën se ai “kurrsesi nuk do ta njohë Kosovën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera