Lajme

Kurti publikon pamje nga punimet në rrugën Gjilan-Kllokot: Po punojmë deri në mëngjes

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 18 July 2023

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një video nga punimet që po bëhen në rrugën Gjilan-Kllokot.

Kurti ka thënë se kanë filluar të punojnë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes në orën 05:00, shkaku I temperaturave të larta dhe që të mos e pengojnë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor që frekuentohet nga mërgimtarët.

“Në Rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata. Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë punëtorët”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera