Lajme

Kurti publikon fotografi nga vizita tek kanali i Ibër Lepencit, bashkë me shefin e AKI-së dhe të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 30 November 2024

I shoqëruar nga shefi i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Petrit Ajeti, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxham kryeministri Albin Kurti, ka vizituar ditën e sotme vendin ku ka ndodhur shpërthimi i kanalit të Ibër Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

“Sulmi dhe shpërthimi i mbrëmshëm kishte për qëllim dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike dhe rrjedhimisht cënimin e sigurisë kombëtare dhe defunksionalizimin e jetës normale në vendin tonë”, ka theksuar Kurti në një shkrim në Facebook.

Ai ka thënë se falë punës së jashtëzakonshme të institucioneve, inxhinierëve dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike, u rikthye në funksion kanali i Ibër Lepencit në kohë rekorde, duke e mundësuar kështu furnizimin e KEK-ut me ujë.

-Advertisement-

“Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e rastit dhe deri tani ato kanë kryer bastisje ku ka edhe të arrestuar, dëshmi e prova materiale. Të gjithë këta kriminelë dhe terroristë do të përballen me drejtësinë. Në anën tjetër, institucionet tjera përkatëse janë duke bërë gjithçka çfarë është e mundur që të sigurohet uji i pijshëm, energjia elektrike e ngrohja”, ka theksuar tutje Kurti. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera