Kurti publikon emrat e personave dhe grupeve kriminale të përfshirë në protestën e dhunshme
Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 02 June 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar sot në Kuvendin e Kosovës emrat e personave dhe të organizatave kriminale të cilët kanë marr pjesë në protestën e dhunshme në veri.
Ai tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se deklarata e sakta dhe të vërteta për gjendjen në veri janë ato të organeve të sigurisë së Kosovës.
“Rolin kryesor në organizmin e protestave në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren.
Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha ai, raporton Telegrafi
Kryeministri Kurti më tej bëri publike emrat e personave dhe të grupeve të përfshira në protestën e dhunshme në komunat në veri
Mirollad Jevtiq është njëri udhëheqësit e këtij formacioni ilegale. Shtëpia e tij është shndërruar në Zveçan në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture. Po ashtu prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës serbe në atë shtëpi.
Po punojnë në mobilizimin e strukturave atje për prezencë më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.
Miqko Jevtiq – pjesëtar i formacionit ilegale “Mbrojtja civile” në Zveçan,
Bashkë me të Rajko Jevtiq – ish këshilltar i Listës serbe në Zveçan dhe ish drejtori në komunë
Danillo Josifoviq – i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja civile”
Liljana Aksintejiviq ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale së Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës.
Personat që po i shohim të maskuar janë të udhëhequr nga ish kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Filipoviq që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po i drejton ata.
Më 29 maj ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq sepse ka qenë duke iniciuar me telefon.
Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna brigada”,
Millan Zhivkoviq po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë.
Danillo Krivokapiq, Jovica llazoviq, Nikola radomiroviq. Vëllezërit Stefan dhe Dejan nedelkoviq.
Kjo organizatë kriminale në rrjete sociale ka postuar lajm që pjesëtar të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Kosovë.
Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knesheviq, i cili e drejton organizatën djathtiste “Narodna patrolli”.
Personat e tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it janë:
Vladimir Radivojeviq, që ka njohje të drejtpërdrejt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq
Danijell Gjukiq, bashkë me një grup personash kanë gjuajtur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radojeçiqit.
Millosh Gjukiq, vëllai i Danijellit, këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit Aleksandar Vuqiç.
Millan Jugosllav Tomiq, i lindur në Obiliq e me banim në veri të Mitrovicës ka marr pjesë në shpimin e gomave të autoblindave të Policisë së Kosovës.
Millan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegale të quajtur “Mbrojtja Civile” më 31 mars bashkë me një grup kanë shkuar për trajnim në përdorimin e armës në Rashkë të Serbisë.
Më tej, Peter Millosheviq, Dejan Jevtiq, Nikolla Baldini, Millan Zhivkoviq, Vuk Brankoviq, Lluka Vllaskoviq, Bozhidar Todoroviq dhe Radisha Denoviq.
Fotografia që mori vëmendjen e rrjeteve sociale ishte ajo e Danijell Shmigiq, i cili ka qenë dhe mbase edhe tash shofer dhe truprojë i nënkryetarit të Listës serbe, Igor Simiq.
Danijell Shmigiq ka ushtruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Përveç pjesëtarëve të grupit ekstremist “Severna Brigada”, ka qenë prezentë edhe tifo grupi “Dellije” i “Ceverna Zvezdas” të cilët kanë qenë të përgatitur për sulm ndaj KFOR-it.
“Kemi pa numër dëshmi, evidencë materiale për këtë gjë”, tha ai.
Pas eskalimit të situatës dhe lëndimit të ushtarëve të KFOR-it janë arrestuar Nebojsha Elezoviq, Radosh Mitroviq dhe Zhivijko Milentijeviq.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...