Kurti: propozimi europian s’bëhet marrëveshje edhe pa një raund negociatash

Autori: Gazeta inFokus
20:25 | 12 February 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thëne se propozimi evropian nuk bëhet marrëveshje edhe pa një raund negociatash.
Ai në euronews albania ka thënë se parimet e planit franko-gjerman janë të mira sepse përmbajnë terma si sovraniteti, vetëvendosja, të drejtat e njeriut, ejt.
“Kjo marrëveshje e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe nuk bëhet dot pa edhe një rang negociatësh. I ka pesë fjali dhe 10 nene. Është propozim evropian dhe demokratik”, ka thënë Kurti.
Kurti ka folur edhe për vitet e kaluara të dialogut, duke thënë se kanë funksionuar mbi ideologjinë e zgjedhjes së problemeve.
Ishte e ideologjisë së zgjidhjes së problemeve dhe ajo bëhet gjithnjë edhe më komplekse. Tash kemi një propozim dy faqesh, të dendur me terma universal”, ka thënë ndër tjerash Kurti.
Ai ka folur edhe për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Tash teksa festojmë 15 vjetorin e pavarësisë ne do të kujtojmë me dhembje, me mall me krenari të gjith ata që kontribuuan, u sakrifikuan dhe në të njëjtën kohë ata që na bëjnë të që kurrsesi të mos lejojmë çfarëdo sprapse apo kthimi mbrapa sa i përket funksionimit shtetërorë të Kosovës, cilësisë së demokracisë që kemi dhe integritetit territorial dhe të kufijve. Do të kujtojmë Jasharajt, do të kujtojmë UÇK-në, do të kujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, do të kujtojmë simbolin e rezistencës Mandelën tonë Adem Demaçi, do të kujtojmë plejadën e të burgosurve politikë qysh në vitet 50 e deri në çlirim që mbajtën gjithsej 666 shekuj burg, të burgosur politik në ish-Jogusllavi dhe Serbi. Do të kujtojmë të vrarët gjat luftës kemi mbi 10 mijë civilë të pa armatosur e të pa mbrojtur, kemi 1933 fëmijë pra më shumë se 10% të të vrarëve ishin fëmijë, 20 mijë gra e vajza të vrara e të dënuara, 860 mijë u patën depërtuar jashtë Kosovës në pranverën e vitit 99 një pjesë e madhe të cilëve i gjetën dyert e hapura tek motrat e vëllezërit në Shqipëri dhe gjithashtu 120 mijë shtëpi të shkatërruara për të cilat Serbia nuk ka paguar asnjë cent. Propozimi i BE-së është një propozim që ne e kemi thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara. Pra ne nuk mund të shkojmë prapa. Unë përmenda çfarë kemi vuajtur e hequr sepse pikërisht këtë gjë e do Serbia kthimin mbrapa. Nëse shikoni deklaratat e Beogradit zyrtarë ata janë në kërkim të një makine kohore që të na kthejë para vitit 1999 ose para vitit 2008. Pra në Serbi dallohen politikanët në ato që duan të na kthejnë me makinë kohore para vitit 1999 ose para vitit 2008. Por siç e dimë makinë kohor nuk ka. Ne duhet të ecim përpara dhe unë kam konsideruar se plani Franko-Gjerman i mbështetur edhe nga SHBA është një bazë e mirë për këtë gjë”, ka deklaruar ai.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...