Kurti: Prokuroria e Shtetit të angazhohet ditë e natë që ata që kryen k*ime lut*e në Kosovë të dalin para drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 30 March 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht, siç ka thënë ai, ditë e natë në mënyrë që ata që kryen krime lufte në Kosovës, për të cilët ka edhe dëshmitarë të gjallë, të ndiqen, të akuzohen e të dënohen.
Kurti këtë e ka bërë gjatë homazheve në 23 vjetorin e masakrës nga forcat e armatosura serbe mbi familjen Muliqi, në Abri të Epërme të Drenasit, nga ku ka paralajmëruar edhe padi për gjenocid ndaj Serbisë.
“Andaj unë edhe njëherë e lus Prokurorinë e Shtetit që më krejt çfarë kanë e dinë, të angazhohen maksimalisht ditë e natë në mënyrë që ata vrasës për të cilët ka edhe dëshmitarë të gjallë, të ndiqen, të akuzohen e të dënohen. Sepse pa drejtësi, me vetëm të vërtetën, plagët vazhdojnë të mbesin të hapura e të njoma”, ka thënë Kurti sot.
Edhe dy ditë më parë, Kurti teksa ka bërë homazhe tek varret e viktimave të Masakrës së Izbicës, nga aty tha se duhet më shumë punë nga Prokuroria e vendit në mënyrë që të vihen para drejtësisë ata që kryen këto krime.
“Prokuroria e Shtetit e ka mundësinë për të përndjekur e sistemi i drejtësisë në përgjithësi edhe për të gjykuar në mungesë. Besoj që është e padrejtë, e padurueshme, që për Masakrën e Izbicës është arrestuar vetëm një person, me qenë se kanë të drejtë të gjykojnë në mungesë. Prokurorët i kanë pagat e mira, i kanë gjithashtu edhe kushtet e favorshme të punës”, u shpreh Kurti të enjten.
Për zbardhjen e fatit të të pagjeturve krerët institucionalë janë zotuar teksa kanë kujtuar masakrat e marsit në Kosovë.
Kryeministri Kurti edhe më herët kishte deklaruar se Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid, për periudhën e luftës së fundit në shtet. Këtë e kishte thënë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kujtojmë se, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit nëKosovë janë vrarë rreth 13.500 persona.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...