Kurti: Procesi i Berlinit po fuqizohet me kancelarin Scholz

Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 03 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Procesi i Berilinit po fuqizohet me kancelarin gjerman Olaf Shcolz.
Ai ka dhënë detaje nga tri marrëveshjet që janë nënshkruar sot nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.
“Procesi i Berlinit po e fillon një fuqizim me kancelarin Olaf Scholz i cili e udhëhoqi samitin e sotëm me ç’rast diskutuam edhe shumë tema, sidomos për energjinë dhe bashkëpunimin rajonal. Mbi të gjitha i nënshkruam tri marrëveshje të cilat ka dy vjet që negociohen. Bëhet fjalë për marrëveshjen për kartat e identitetit apo me letërnjoftime, marrëveshjen e cila bën njohjen e kualifikimeve të institucioneve të arsimit të lartë dhe marrëveshjen tjetër për njohjen e kualifikimeve profesionale ku janë tri profesione në pyetje – mjekët, dentistët dhe arkitektët – marrëveshje kjo që është në përputhje me direktivën e BE-së 2005/36/EC”.
“Me këtë rast falënderoj kancelarin Scholz për mikpritjen dhe angazhimin e madh të ekipit të tij në këta muajt e fundit, sidomos javëve të fundit që të vijë deri te nënshkrimi i këtyre tri marrëveshjeve. Meqë këto tri marrëveshje janë ndërkombëtare mes gjashtë shteteve pason ratifikimi në parlament veç e veç dhe ta zëmë në këtë mënyrë nga Prishtina në Sarajevë dhe nga Sarajeva në Prishtinë do të mund të udhëtohet vetëm me letërnjoftime që është një lajm shumë i gëzueshëm për qytetarët e dy vendeve tona”, tha Kurti në adresimin para mediave kosovare në Berlin, njofton Klankosova.tv.

Të tjera
-
Trump paralajmëron konflikt të madh në Lindjen e Mesme: Mund të ndodhë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një konfl...
-
Moti nesër me temperatura deri në 29 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do tëm bajt ...
-
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani ...
-
“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në n...
-
Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?
Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar i njohur nga 242 pasagjerët në aerop...
-
Reagimi i zjarrfikëseve në “Bregun e Diellit” – reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush…
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53...
-
Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokul...
-
Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e ti...
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...