Lajme

Kurti: Procesi i Berlinit, mundësia më e mirë për rajonin

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 10 June 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Prishtinës zyrtare se përkrahin iniciativën e Procesit të Berlinit dhe se ajo është mundësia më e mirë për bashkëpunimin rajonal.

Ky mesazh i Kurtit vjen pas kundërshtimit të vazhdueshëm të Kosovës ndaj iniciativës “Open Balkan” të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, shkruan Express.

Se do të flitej për nismën e Procesit të Berlinit e kishte paralajmëruar edhe vetë Scholz para nisjes për në Prishtinë, duke thënë se një nga arsyet e vizitës është edhe mbështetja për Procesin e Berlinit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera