Lajme

Kurti priti në takim udhëheqëset e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 06 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim udhëheqëset e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim u diskutua për ofrimin e shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës në familje dhe rolin që kanë strehimoret në mbrojtjen dhe rehabilitimin e tyre

“Kryeministri Kurti vlerësoi punën e strehimoreve si partnere në luftimin e dhunës në familje, të përfshira drejtpërsëdrejti në mbrojtjen e grave viktima të dhunës dhe fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

-Advertisement-

Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për nismat e ndërmarra nga Qeveria për infrastrukturë të re ligjore, hartimin e Ligjit të ri për mbrojtje nga dhuna në familje si dhe Strategjinë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026.

“Kryeministri u njoftua nga udhëheqëset e strehimoreve për angazhimin dhe sfidat në fushën e përgjegjësisë së tyre, në fazat e reagimit ndaj rasteve të dhunës në familje, për mbrojtjen, rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri të viktimave të dhunës në familje”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera