Lajme

Kurti priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 31 August 2022

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim u bisedua për përkushtimin e qeverisë për arsimin dhe aftësimin profesional, në shërbim të rritjes së punësimit për qytetarët e Republikës së Kosovës. U theksua rritja ekonomike prej 4,9% në tremujorin e parë të këtij viti, si tregues shtesë, që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik.

Gjatë takimit u fol edhe për reformat në drejtësi, procesin e vetingut, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

-Advertisement-

Duke vlerësuar përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Luksemburgut, Kurti shprehu vullnetin e qeverisë për rritje të bashkëpunimit. Ai e falënderoi Dietz për marrëveshjen e re bilaterale dhe memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë e Luksemburgut, që parasheh përkrahje financiare për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera