Lajme

Kurti priti në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 01 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së para luftës së vitit 1998-99.

Ata e falënderuan Kryeministrin Kurti për pritjen dhe e njoftuan për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm për kategorizimin e personave të plagosur gjatë demonstratave popullore.

Kryeministri Kurti u shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë, për punën dhe kontributin e tyre të drejtë që kanë dhënë. Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez, e ne i kujtojmë ata me nder e plot krenari përherë, tha Kryeministri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera