Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 19 July 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.
Kurti e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për e Kosovën përgjatë viteve.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë.
“Kryeministri e falënderoi veçanërisht ambasadoren për rolin e saj aktiv në promovimin e barazisë gjinore dhe mbrojtje të mjedisit. Ai e përgëzoi edhe për vendimin për aplikim për anëtarësim në NATO, duke theksuar se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të jetë vlerë e shtuar për aleancën dhe do të forcojë paqen dhe sigurinë në Evropë”.
“Hernmarck falënderoi Kryeministrin për bashkëpunimin, duke i uruar suksese me reformat që ka filluar, për stabilitetin institucional që ka sjellë dhe për fokusimin në politika që transformojnë jetët e qytetarëve. Po ashtu, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Suedisë për përkrahjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm ekonomik, sundim të ligjit dhe shoqëri të lirë e demokratike”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...