Lajme

Kurti prezanton prurjen e re në listën për deputet

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 15 January 2021

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka njoftuar se kryetari i demokristianëve të rinjë të Kosovës Aron Thaqi do të jetë në listën e Vetëvendosjes për deputet, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti është takuar me Thaqin dhe me kryetarin e subjektit të demokristianëve të Kosovës.

“Arioni është kryetar i demokristianëve të rinjë të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera