Lajme

Kurti pret të përfundojë ezani për ta prerë shiritin për një ujësjellës

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 28 December 2023

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu, si dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, po marrin pjesë në përurimin e fillimit të punës për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës.

Vizita po realizohet në fshatin Bardh i Madh ku do të bëhet inaugurimi i pjesës së parë të këtij projekti, ndërsa pjesa tjetër do të përurohet në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë.

Por, edhe pse 30 minuta me vonesë në ngjarje, Kurti sërish ka pritur përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e ujësjellësit në Bardh të Madh

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera