Lajme

Kurti pret sot në takim “FIT-in”

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 15 November 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do të pres në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.

Burimet e Klankosova.tv brenda policisë bëjnë me dije se takimi pritet të mbahet në orën 16:00.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës.

-Advertisement-

Pjestarët e NJSI-së, protestuan më 1 nëntor para ndërtesës së Qeverisë.

Ata kërkuan ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Njësia më elitare e policisë pati paralajmëruar edhe një protestë më 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi Kurti, pati premtuar për t’i pritur në takim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera