Kurti pret në takim Elhame Muqollin, e mbijetuar e mas ẚkrës së Paklekut
Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 12 July 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Elhame Muqollin, e mbijetuar e masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin, familjare e të rënëve, Afrim Hysenaj, autori i monografisë për masakrën e Paklekut dhe Fadil Muqolli, familjar dhe pronar i shtëpisë Muze.
Gjatë bisedës, e mbijetuara e masakrës Elhame Muqolli ndau përjetimet e saj gjatë luftës dhe masakrës së Paklekut, teksa shprehu pakënaqësinë e saj me mungesën e drejtësisë për këto krime tash e 25 vjet. Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Muqolli dhe mysafirët e tjerë për vizitën, qëndresën, sakrificën e kurajën e tyre, dhe theksoi rëndësinë e dëshmimit dhe dokumentimit të krimeve, duke i qëndruar besnik historisë sonë dhe duke insistuar në të drejtën tonë që të gjithë kriminelët, qofshin ata urdhërdhënës qofshin ekzekutues, të përfundojnë prapa grilave në drejtësinë vendore ose asaj ndërkombëtare.
Ata u shprehëm mirënjohës për mirëpritjen dhe për mbështetjen institucionale për realizimin e monografisë dhe në muzealizimin e shtëpisë ku është kryer masakra.
Kryeministri Kurti pranoi nga autori Afrim Hysenaj dy librat e tij, monografinë për masakrën e Paklekut me titull “Shtëpia me gjak në mure”, që do të promovohet nesër në shtëpinë muze në Paklek, dhe monografinë për masakrën e familjes Delijaj në Abri të Epërme, e titulluar “Toka skuq e qielli nxin”.
Në masakrën e Paklekut, me 17 prill 1999, u masakruan 53 civilë shqiptarë, në mesin e tyre pesë foshnje, më e vogla ishte 6 muajsh. Pas ekzekutimit, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë.
Të tjera
-
“Bota e akullit dhe borës” në Harbin hapet me karakteristika emocionuese
Edicioni i 26-të i Festës “ Bota e akullit dhe borës” u hap zyrtarisht të sht...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...