Lajme

Kurti pret në takim disa prej përfaqësuesve të Luginës

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 04 December 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se dy dite radhazi ka pritur në zyrë disa prej përfaqësuesve politikë nga Lugina
Kurti është shprehur se së bashku me ta kanë biseduar për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, shkruan gazeta inFokus.

“Dje dhe sot, së bashku me deputetin Liburn Aliu, prita Kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, Kryetarin e PDSh-së, z. Ragmi Mustafa, Zëvendës Kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Enver Mehmeti, si dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal në Preshevë nga radhët e PDSh-së, z. Shpat Aliu.

Biseduam për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nga liritë dhe të drejtat themelore që cenohen nga shteti serb, deri te çështja e arsimit, shëndetësisë, papunësisë dhe e largimit të të rinjve nga vendi.

-Advertisement-

I falënderova për vizitën dhe shpreha gatishmërinë e qeverisë së re për t’i qëndruar afër Luginës”, është shprehur Kurti na facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera