Kurti pret në takim ambasadorin e Francës, bisedon për planin franko-gjerman

Autori: Gazeta inFokus
12:00 | 13 February 2023
Kryeministri i Kosovës, gjatë ditës së sotme ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, theksohet se temat qendrore të bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca.
Kurti ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO.
Komunikata e plotë:
Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Guérot
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO, u shpreh kryeministri Kurti.
Ai e falënderoi ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas turk në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë, ku...
-
Gashi qesh me Haxhiun, i uron “suksese” pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive, ajo: Faleminderit Arben, shihemi!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulen...
-
Kurti e gjeti rrugën pa kamera – sot hyri nga parkingu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për ...
-
Behrami: Deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet
Artan Behrami, deputeti nga radhët e PDK-së, tha se ky bllokim nga LVV është ...
-
Çitaku me apel: Qytetarët nuk votuan për bllokadë, është koha për reflektim
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Përsëritje pa ndryshim: Kuvendi sërish pa komision, dështim i 21-të
Për të 21-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar t...
-
Kryeziu: Problemi i opozitës s’është tek Haxhiu, por tek Kurti
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se partitë nuk ...
-
Sipas Bahtirit, VV po bën përpjekje për zhbllokim: 21 orë janë shumë, jo 21 ditë
Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri pak para vazhdimit të 21- të të seancës...
-
Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje
Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ...
-
Time Kadrijaj: S’ka ndryshim qëndrimi, Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin e qasjen e saj
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se partia e saj edhe në seancën e sotm...
-
Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim
Pjesëtari i policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, ka reaguar pasi autoritetet s...
-
Ulqin: Një 19-vjeçar vdes pas një aksidenti tragjik në punë
Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik ...