Lajme

Kurti: Presidenti po përpiqet të na bind se rruga e Kosovës për në BE kalon nëpër Beograd

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 26 September 2018

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se Presidenti Hashim Thaçi është duke provuar të bind të tjerët që anëtarsimi i Kosovës në BE behët vetëm pas bisedimeve Prishtinë Beograd

“Presidenti i Kosovës, po përpiqet të na bind se rruga e Kosovës për në Bashkimin Evropian, kalon nëpër Beograd, përmes dialogut më të, kur në fakt është saktësisht e kundërta. Rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian kalon nëpër Prishtinë. Kapitulli 35 shënon varësinë e Serbisë nga Kosova. Duhet të vihesh në pozitat e Serbisë, për ta përmbysur këtë gjendje. Dhe mu këtë e ka bërë tashmë presidenti i Kosovës. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, varet nga Kosova. Ne i kemi tri leva të fuqishme kundrejt Serbisë, të cilat nuk i shfrytëzojë asnjë qeveri, e asnjë president tash e dhjetë vjet. E para është, tregu prej gjysmë miliard euro i Kosovës, Serbia eksporton pa pengesa, ndërsa prodhuesit tanë s’eksportojnë do të në Serbi”, tha Kurti.

Sipas tij, e dyta është integrimi i Serbisë në BE, që varet nga Kosova dhe e treta është reciprociteti i Kosovës dhe Serbisë, kur dihet që shqiptarë nuk ka vetëm në Luginë të Preshevës, “dhe në përgjithësi ka më shumë shqiptarë në Serbi, sesa serbë në Kosovë”.

-Advertisement-

Ai po ashtu tha se Presidenti Thaçi e bëri një marrëveshje me Malin e Zi dhe Kosova humbi 8700 hektarë, por nuk e kërkoi Plavën e Gucinë, dhe “me korrigjimet e tij, Kosovës si shtet i zvogëlohet hapësira, e atij i zgjatet koha në pushtet”.

Kryetari LVV-së në Prishtinë, Arben Vitia tha se sot Kosova është në një situatë të jashtëzakonshme, ku të zakonshme kanë mbetur vetëm skandalet e shumta që ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë Qeveria aktuale, me varfëri të përgjithshme, e cila siç tha ai sa vjen e rritet, ashtu siç rritet papunësia, “e në anën tjetër, po zvogëlohet mirëqenia sociale, duke ia marr dinjitetin qytetarëve tanë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera