Lajme

Kurti: Pres që Bërnabiq të mos jep deklarata përçarëse si Petkoviq

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 04 September 2022

ryeministri Albin Kurti shpreson se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë vizitës së saj në Kosovë të hënën nuk do të jep deklarata nxitëse sikurse Petar Petkovit, kryenegociatori i Beogradit për dialogun.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se pasi institucionet kosovare kanë bërë thirrje për  vizitë të Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit të Kosovës, dhe Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për në Luginën e Preshevës, e kanë pranuar edhe kërkesën për vizitë të Bërnabiqit.

“Shpresoj që edhe vizitat e zyrtarëve, pas qarkullimit të lirë të qytetarëve, do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë në përgjithësi, pres që Zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse dhe ndarëse, që kishin për qëllim tensionimin dhe destalizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”,ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera