Kurti premton mbështetje ndaj komunitetit turk në Kosovë, thotë se do të ndahen 1.5 milionë euro për të gjitha komunitetet
Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 19 April 2022
Në prag Ditës së Turqve të Kosovës më 23 prill, kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një bashkëbisedim me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e reja të këtij komuniteti.
Gjatë tryezës së diskutimit, kreu qeveritar i premtoi mbështetje komunitetit turk në Kosovë dhe tha se përmes granteve do të ndahen 1.5 milionë euro për të gjitha komunitetet.
“Zhvillimi i bizneseve turke dhe krijimi i më shumë vendeve të punës përmes granteve që ofrohen nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve është një praktikë e mirë. Kemi filluar me një proces transparent për ndarjen e këtyre granteve, shumë më ndryshe se çka jemi mësuar me fonde të rezervuara për secilin komunitet. Vlerësimi i aplikimeve në thirrjen e parë publike në aktivitetet kulturore është në proces nga komisioni i pavarur, dy thirrje të tjera do të hapen gjatë këtij muaji dhe gjatë verës. 1.5 milionë euro do të ndahen për këto grante dhe do t’iu japim prioritet iniciativave ku përfaqësohen gratë dhe rinia, si dhe grupet e tjera të margjinalizuara brenda komunitetit. Falënderoj të gjitha gratë e komunitetit turk që kontribuojnë në komunitetin e tyre dhe shoqërinë tonë më të gjerë”, tha ai.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, i cili vjen nga komuniteti turk, Fikrim Damka tha se Kosovës i nevojitet një strategji për komunitetet.
“Në disa tema ende nuk kemi zgjidhje dhe jemi në pritje të zgjidhjeve. Unë po besoj se si qeveri në krye me kryeministrin tonë, zëvendëskryeministren që është përgjegjëse për komunitetet, vitin e ardhshëm do të shohim se cilat janë zhvillimet dhe përfundimet. Prej kësaj dite do të shohim punën se çka kanë bërë, patjetër që Zyra për Komunitete duhet të përgatisë strategjinë e saj për komunitete dhe kjo strategji së bashku me shoqërinë civile dhe personat e rëndësishme nga komuniteti të merr parasysh gjitha çështjet e rëndësishme”, deklaroi ai.
Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, e cila është përgjegjëse për komunitetet tha se Qeveria e Kosovës të gjithë qytetarët do t’i trajtojë të barabartë.
“Në qeverinë e re punojmë më mirë në interesin e qytetarëve dhe ajo çka është e rëndësishëm është se krejt jemi të barabartë dhe konsiderojmë se shteti është i barabartë për të gjithë qytetarët dhe të gjithë e kanë të drejtën për jetë”, theksoi ajo. /KP
Të tjera
-
Kurti ndjek nga afër demonstrimin e përgatitjeve dhe aftësive të njësive elite të Policisë, thurr lavde
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë sot në një demonstrim të ...
-
Një autobus nga Kosova nuk lejohet të futet në Serbi, Elshani: Është kthyer nga Policia, s’kishte vula
Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak dhe n...
-
Maqedonci: Kosova ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi në Fac...
-
Autobusit me udhëtar i ndalohet hyrja në Serbi, përmes pikës kufitare në Bërnjak
Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak, i ës...
-
Parashikimi i motit gjatë fundjavës
Dita e shtunë fillon me intervale me diell. Gjatë ditës më pas priten zhvilli...
-
Bllokohet rruga në afërsi të pikës kufitare në Merdarë
Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, ësht...
-
“Zhvillime të paparashikuara”, Lajçak nuk do të bëhet ambasador në Zvicër
Edhe pse ishte caktuar si Ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër dhe Lihten...
-
Peci thotë se VV dhe Guxo janë në koalicion: S’ndodhi formalisht për shkak të afateve kohore
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njëherësh edhe bashkëkryetar i Partisë Guxo...
-
Deputeti gjerman i kundërpërgjigjet Vuçiqit me një foto me ambasadorin e Kosovës, Faruk Ajeti
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Ro...
-
Gjenden katër grạnạta dore në shkollën e Kërpimehut në Podujevë, policia i evakuoi qytetarët
Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës. ...
-
Vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi
Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar so...
-
Gjendja aktuale në Jarinje
Pjesëtarë të KFOR-it edhe EULEX-it janë parë pranë pikës kufitare në Jarinje....