Kurti: Pranuam që Specialët t’i zëvendësojmë me trupat e KFOR-it, Serbia refuzoi t’i heq barrikadat
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 29 September 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën e krijuar së fundmi në veri të vendit dhe rritjen e tensioneve atje.
Kurti në një konferencë për media bashkë me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka thënë se ai ka pranuar që Njësia Speciale të zëvendësohet nga trupat e KFOR-it, mirëpo që këtë nuk e ka bërë pala serbe, shkruan lajmi.net.
“Në këto momente që ne jemi këtu, po zhvillohen takimet në Bruksel. Bislimi do zhvillojë së pari ndaras me emisarin special, Miroslav Lajçak dhe më pastaj ndoshta do të ketë takim edhe me homologun e tij nga Serbia”, ka thënë ai.
“Uroj e shpresoj që të gjindet zgjidhje në Bruksel. Gatishmërinë e kemi treguar edhe të hënën në mëngjes kur KFOR-i tha një propozim, që nënkuptonte heqjen e barrikadave, dhe zëvendësimin e Njësive Speciale nga pjesëtarët e NATO-s apo KFOR-it. Policia kufitare do të ngelej në Bërnjak e Jarinje, dhe reciprociteti do vazhdonte. Sa i përket orareve të tërheqjeve, kemi ngelur që të bisedojmë. Në dakordimin në parim që ia kemi dhënë gjeneralit të KFOR-it. Ne kemi qenë dakord, mirëpo Serbia e ka refuzuar”, ka shtuar Kurti.
“Në javën e kaluar Serbia ka refuzuar dialogun, ndërkaq në këtë javë e ka refuzuar marrëveshjen e propozuar nga KFOR-i. Kemi qenë shumë gjeneroz dhe në parim jemi dakorduar me propozimin që e ka dhënë Komandanti i Përgjithshëm i KFOR-it”, ka thënë në fund kryeministri.
Ai po ashtu ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po komunikon me tone të papranueshme dhe me një gjuhë të viteve të 90-ta.
Në këtë kontekst, ai ka përmendur provokimet në kufi, e deri tek incidentet në Zveçan e Zubin Potok.
“Më shumë se 10 mijë vetura nuk kanë pasur kurrfar problemi që të marrin tabela të përkohshme. Sado që rrugët janë të bllokuara dhe sado që Serbia është me Rusinë dhe me ambasadorin rus, ne duhet që të ndërmarrim masa për sigurinë e kufijve tanë dhe vendkalimet tona. Ne do të donim që të mos ketë barrikada e sulme, siç ka qenë në Zubin Potok dhe Zveçan me elemente terroriste, por gjithashtu të jenë edhe kufitarët tanë dhe jo Njësitë Speciale. Mendoj që kriza kufitare është për shkak të papranueshmërisë së Serbisë. Vuçiq flet me gjuhën e viteve të 90-ta. Nuk mund të sillni tanke afër kufirit, të hidhni në erë Qendrat e Regjistrimit e më pas të sillni ambasadorin rus. Unë jam për zgjidhje të re që nënkupton gjithpërfshirje dhe reciprocitet. Nuk ka barazi pa reciprocitet”, tha ai
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...