Lajme

Kurti pranon urime nga kryeministri i Japonisë

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 30 March 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Japonisë Yoshihide Suga.

Në letër thuhet se Japonia do ta mbështesë Kosovën përmes grantit të paraparë për pandeminë COVID-19.

“Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në letër urim. Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e saj.Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19, është shprehur kryeministri Suga, teksa ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera