Lajme

Kurti pranon letër falënderimi nga Arqipeshkvi i Arqidioqezës së Tiranë – Durrësit

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 30 December 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga Imzot Arjan Dodaj, përmes së cilës ky i fundit është shprehur i privilegjuar për urimet siç i quan të përzemërta  e të thella, marrë nga kryeministri Kurti me rastin  e emërimit të tij Arqipeshkëv i Arqidioqezës së Tiranë – Durrësit.

Teksa shkruan për lidhjet mes shqiptarëve, Dodaj thotë se kjo lidhje na bën që të ndihemi gjithmonë e më shumë afër njëri – tjetrit, si vëllai vëllait dhe se gëzimi i njërit është gëzim i të gjithëve.

“Është e  bukur fjala që ju shprehni për sa i përket shërbimit që Kisha Katolike ndër shqiptarë, nëpërmjet bijve të popullit të vet, gjithmonë e më shumë të shërbejë më rritjen e atij uniteti, prosperiteti e paqeje që e ka zanafillën e vet në zemrën e Zotit”, shkruan Dodaj në letrën e tij për kryeministrin Kurti.

-Advertisement-

Ndër tjera, Imzot Arjan Dodaj,  thotë se duke shpresuar që në të ardhmen të mund të bashkëpunojmë për çfarë na bashkon, ka shprehur lutjen e tij për kryeministrin Kurti, familjen e tij dhe gjithë popullin tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera