Lajme

Kurti pranon çmim mirënjohës nga gazetarët ukrainas që jetojnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 30 August 2024

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gazetarët ukrainas të cilët janë strehuar e jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, i kanë dorëzuar sot Kryeministrit Albin Kurti çmim mirënjohjeje për “Kontributin e rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve ukrainas gjatë luftës, mbështetjen për programin ndërkombëtar JiR në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit mes mediave në Ukrainë dhe Kosovë”.

Këtë çmim Kurti e ka pranuar nga nga Sergiy Tomilenko, president i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës

“Kryeministri Kurti i falënderoi për këtë vlerësim, duke shtuar se për ne ka qenë obligim përkrahja e luftës së drejtë çlirimtare e për liri dhe demokraci e Ukrainës. Më tej ai shtoi se në mbledhjen e 216-të të Qeverisë, dy javë më parë, në përputhje me kërkesën e Qendrës Evropiane për Lirinë e Mediave (ECPMF), kemi aprovuar kërkesën që edhe tre gazetarë të tjerë të vijnë në vendin tonë përmes programit JiR, e të cilët mezi presim të mbërrijnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera