Lajme

Kurti: Policia në koordinim të ngushtë me KFOR’in dhe EULEX’in, operacioni po vazhdon

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 24 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish për situatën në Veri të Kosovës, ku të dielën është sulmuar Policia e Kosovës, duke vrarë një polic.

Më pas, Policia e Kosovës kishte nisur operacionin për ta neutralizuar grupin terrorist që ishte i armatosur.

E Kurti ka treguar për armët të cilët Policia i ka konfiskuar gjatë ditës.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Policia ka koordinim të ngushtë me KFOR’in dhe EULEX’n duke shtuar se operacioni po vazhdon.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata dhe më shumë. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim”, ka shkruar Kurti. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera