Kurti: Policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale
Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 30 November 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e sistemit Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Kryeministri është i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Nga ky sulm terrorist e kriminal që ka dëmtuar strukturën kritike, me qenë se ka dëmtuar rënd edhe prodhimin e energjisë elektrike edhe furnizimin me ujë. Duke ju falënderuar punën vetëmohuese të policëve, të inxhinierëve të ekspertëve, të punëtorëve kemi arritur që, deri diku, ta sanojmë dëmin, ndonëse jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Ibër-Lepenc, i cili bën edhe ftohjen e termoelektranave në Obiliq edhe furnizimin me ujë të qytetarëve të shumë komunave përfshirë edhe një pjesë të Prishtinës”, tha Kurti, raporton RTK.
Kreu i ekzekutivit para medieve ka thënë se policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës.
Pas shpërthimit kryeministri Kurti u shpreh se shteti ynë është i vendosur dhe i përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike.
Kryeministri Kurti, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, ka thënë se atje po bëhet një punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona, të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar atje.
Të tjera
-
Osmani nesër merr pjesë në konferencën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri”
Në orën 10:00, nën organizimin e Presidencës së Republikës, mbahet konferenca...
-
Kërkohet që edhe Kosova ta kthejë vëmendjen nga kriptovalutat
Ngritje rekord e vlerave të kriptovalutave, po shënohen në vazhdimësi në treg...
-
Kanë mbetur vetëm dy liderë botërorë, unë edhe Putini”- Erdogan befason me deklaratën
Siria ka “gëluar” gjatë orëve të fundit, teksa nga vendi raportohet se është ...
-
Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta
Nga mesi i muajit dhjetor pritet të miratohen konkluzat nga ministrat evropia...
-
Shoqëria civile me kritika për seancën e fundit të Kuvendit
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës pa pjesëmarrjen e opozitës ka nxitur re...
-
AGK dënon fuqishëm gjuhën e rrezikshme të kryeministrit Kurti kundër medieve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm gjuhën e kryeministrit Alb...
-
S’ndalen takimet e Osmanit në Francë, i radhës ai me presidentin e Paraguajit
Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur....
-
Kurti fushatë kundër mediave pasi u nominua si kandidat i VV’së për Kryeministër, i vë në anën Serbisë
Kryeministri Albin Kurti i ka sulmuar sërish mediat sot, edhe pasi u nominua ...
-
Shumica e banesave në Shqipëri janë të vjetra
Më shumë se 1 e 4 e banesave në Shqipëri janë të vjetra me një moshë ndërtimi...
-
Sa janë të realizueshme premtimet parazgjedhore – flasin ekspertët
Fushata nuk ka filluar ende por vizitat nuk po i ndalin. Kandidatët për krye...
-
Azemi: Katër vite të humbura për sektorin e energjisë si pasojë e politikave gabuara të kësaj qeverie
Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Uji në kanalin e Ibër-Lepencit po rrjedh me kapacitet të plotë
Ka përfunduar sipas planit devijimi i kanalit të Ibër Lepencit në vendin ku u...