Lajme

Kurti: Policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 30 November 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e sistemit Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Kryeministri është i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Nga ky sulm terrorist e kriminal që ka dëmtuar strukturën kritike, me qenë se ka dëmtuar rënd edhe prodhimin e energjisë elektrike edhe furnizimin me ujë. Duke ju falënderuar punën vetëmohuese të policëve, të inxhinierëve të ekspertëve, të punëtorëve kemi arritur që, deri diku, ta sanojmë dëmin, ndonëse  jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Ibër-Lepenc, i cili bën edhe ftohjen e termoelektranave në Obiliq edhe furnizimin me ujë të qytetarëve të shumë komunave përfshirë edhe një pjesë të Prishtinës”, tha Kurti, raporton RTK.

Kreu i ekzekutivit para medieve ka thënë se policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës.

-Advertisement-

Pas shpërthimit kryeministri Kurti u shpreh se shteti ynë është i vendosur dhe i përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike.

Kryeministri Kurti, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, ka thënë se atje po bëhet një punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona, të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera