Kurti: Po negociojmë për targat, Serbia penguese e destruktive

Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 18 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë sinjale se mund të arrihet një pajtim për çështjen e targave.
Sipas planit të qeverisë të hënën e 21 nëntorit nis faza e dytë për qasjen ndaj targave KM e të tjera që i lëshon Serbia për qytetet e Kosovës.
Planifikohet shqiptimi i gjobave për ngasësit veturave që mbajnë ato.
“Në njërën anë ne po e bëjmë më të mirën që të ruajmë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, kurse në anën tjetër për të ruajtur paqen dhe sigurinë. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft penguese e destruktive. Në ditët në vijim ne do të shohim sa të suksesshëm ne do jemi në këto negociatat më të reja”, tha Kurti, nga Estonia, ku u prit nga homologia estoneze, Kaja Kallas.
Kryeministri, thirri serbët që t’u besojnë institucioneve të vendit e mos t’i lëshojnë ato, akuzoi Beogradin se urdhëroi daljen e serbëve lokal nga institucionet.
“Neve na duhet marrëveshje me Serbinë, që është ujdi finale, ligjërisht obliguese për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke si pjesë qendrore të saj”.
Kur u pyet për Gjykatën Speciale me seli në Hagë, Kurti, kujtoi gjitha krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë, duke shtuar se do bëhen gjykime në mungesë dhe se pajtimi sipas tij s’mund të arrihet pa drejtësi.
Nga ana e saj Kallas, tha se ky vend i saj Estonia është mbështetës i republikës së Kosovës në aspiratat e saj euro-atlantike.
Ajo përgëzoi Prishtinën zyrtare për rreshtim krah Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak luftës në Ukrainë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës dhe...
-
Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit
Futbollisti shqiptar, Mario Bacaj, ka vdekur në qendër të qytetit të ...
-
Përfundon takimi i Trump, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit
Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me e...
-
Ambasadorët Rohde dhe Guerot bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve
Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin pë...
-
Konflikti Izrael-Iran, udhëheqësit botërorë përpiqen ta parashikojnë lëvizjen e radhës të Trump
Udhëheqësit botërorë këtu në G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë...
-
Krasniqi i kërkoi 19 votat e LDK’së për ta bërë shumicën, Muhaxheri i përgjigjet: Jemi tri vota mangët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i është përg...
-
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtar...
-
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izra...
-
Raportohet se ky do te jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën
Lëvizja Vetëvendosje siç duket e ka ndarë mendjen për kandidatin e tyre për k...
-
Zj*arr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, s’ka të lënduar
Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të...
-
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nga Izraeli, ka treguar në për s...
-
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri n...