Lajme

Kurti: Po mos të ishte koronavirusi do të ndodhte demonstrata më e madhe ndonjëherë

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 31 March 2020

Kryeministri ne detyrë, Albin Kurti sikur ka paralajmëruar se do të ketë protesta të rregullta nëse tentohet të bëhet një Qeveri sikur te mos ishte coronavirusi.

Në një intervistë në KTV, ai përmendi ditën e rrëzimit të tij, kur tha se “me 25 Mars do ta kishim demonstratën më të madhe që nga paslufta”.

Kryetari i VV-së, që konfirmoi se do të shkojë nesër të Thaçi në takim, foli për opsionet që mund t’i marrin krahu tjetër për të formuar një qeveri të re.

-Advertisement-

“Nëse kanë vendosur që ta shkelin Kushtetutën dhe nëse do t’ua përdredhin duart dhe mendjen dhe në këtë mënyrë ta legjitimojnë, atëherë i bie që VV do të jetë në opozitë. Unë besoj se çfarëdo qeverie e harnuar nuk do të mund të mbijetojë, për shkak të popullit”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera