Lajme

Kurti: Po e jetësojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 13 July 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falenderuar të gjithë deputetët e kuvendit që kanë votuar për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ky pritet që  të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999.

Kurti përmes një postimi tha dëmet edhe vujatjet e shkaktuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistika për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Falënderoj secilën e secilin deputet që me votën e tyre po e jetësojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999.

Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur tamam. As 24 vite pas, nuk kemi shifra që do të mund të na tregonin dëmet nga lufta në vendin tonë.

Dëmet e shkaktuara dhe vuajtjet e përjetuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë. Për të pasur një hartë të detajuar mbi të gjitha krimet e luftës se ku, çka, si dhe ndaj kujt u ushtruan ato krime në luftën e fundit. Për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbejë edhe neve edhe brezave pas nesh.

Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë.

Republika e Kosovës nuk mund të harrojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera