Kurti: Po bëjmë çdo gjë që policët tanë të lirohen sa më shpejtë
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 18 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se sot se janë duke bërë çdo gjë që policët e rrëmbyer të mërkurën nga forcat serbe, të lirohen sa më shpejtë.
Ai ftoi faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë.
Kurti tha se në javën e ardhshme pritet që ambasadori Jetish Jashari, i cili është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd, t’i vizitojë policët e rrëmbyer.
“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policiët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontabandës. Sipas të gjitha gjasave, në bazë lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti.
I pyetur nga KosovaPress nëse do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për takimin në Bruksel, Kurti refuzoi të përgjigjet.
Të mërkurën (14 qershor) tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe të premten (16 qershor) u është shqiptuar masa e paraburgimit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në veri nga forcat serbe.
Të tjera
-
“SHOTA” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Spanjë
Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar...
-
Zgjedhjet e nëntorit në SHBA! Garë e ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris, ja çfarë tregon sondazhi i fundit
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe r...
-
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vra...
-
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Sot do të mblidhet kryesia e kuvendit, ku në rend dite janë katër pika. Në...
-
Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Ev...
-
Vera merr fund përfundimisht, ulje drastike e temperaturave dhe përmbytje, borë në zonat malore
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë...
-
A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ...
-
Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në gusht ishte në një vizitë zyrtare në ...
-
Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anulo...
-
Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për le...
-
Osmani thotë se Shefi i CIA’s ka pasur vetëm një kërkesë – “S’është e jashtëzakonshme, por s’mund ta bëjë publike”
Një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur për Kosovën n...
-
Osmani: Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën time
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka qëndruar në të gjitha...