Lajme

Kurti: Pezullimi nga “Defender Europe” është fatkeqësi

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 31 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe” është një fatkeqësi.

“Më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, tha Kurti për REL-in.

Paraprakisht,  gjatë ditës së sotme, kryeministri  Kurti ka thënë se është i brengosur, por jo i frikësuar pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Kosovës, që përcollën zhvillimet e fundit në veri të vendit.

-Advertisement-

Kurti në Bratislavë ka thënë mesazhi i SHBA-së ishte i fortë dhe se po përpiqen që të gjejnë rrugëdalje.

Kurti rrugëdaljen nga tensionet në veri e ka përshkruar si “hekurudhë të drejtë me dy binarë”.

Kurti ka thënë se fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes.

Kurti në Bratislavë ka thënë mesazhi i SHBA-së ishte i fortë dhe se po përpiqen që të gjejnë rrugëdalje.

“Ju pyetët a jeni i frikësuar, apo i brengosur. Jam i brengosur gati gjithë kohën, po nuk frikësohem. Sepse prapë është përshkrim i punës që të mos frikësohem, por të brengosem. SHBA-ja ka përçuar një mesazh të fuqishëm, po përpiqemi fort që të gjejmë rrugëdalje, dhe rrugëdalja nuk duhet të jetë rrugë e lakuar, por një hekurudhë. Dy shina, dy binarë së pari të dalim nga kriza në veri, që do të thotë sundim i së drejtës: huliganët ose kthehen në Serbi, ose burgosen në Kosovë dhe pastaj të ulim praninë e policisë në objekte komunale dhe normalizojmë situatën.

Binari i dytë është zbatimi i shpejtë i pakushtëzuar i marrëveshjes së Brukselit që jemi dakorduar”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera