Lajme

Kurti përsëri me video nga vetura, kësaj here me mesazh për rininë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 19 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar sërish një video nga vetura, shkruan Gazeta Infokus.

Kësaj radhe i pari i qeverisë ka njoftuar se është nisur drejt Gjakovës për të vënë gurthemelin e një shkollë fillore dhe një çerdhe në dy fshatra të kësaj komune.

Gjithashtu, ai ka thënë se e ardhmja e shtetit tonë varet nga arsimi.

-Advertisement-

“Pas ndarjes së shpërblimeve për 45 fituesit e garave vendore e ndërkombëtare, në matematikë e në fizikë në Prishtinë, tash jemi rrugës për në Poroshec të Gjakovës ku do të vëmë gurthemelin e shkollës fillore, e mandej në Rezinë të Gjakovës ku do të vendosim gruthemelin e çerdhes së re atje. E ardhmja e shtetit tonë, por edhe e ekonomisë e shoqërisë tonë të mbarë varet nga arsimi. Mirupafshim!”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se Kurti sot u takua me emisarin e Shteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Prishtinë.

Pas takimit kryeministri Kurti tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

Ai gjithashtu ka thënë se e mirëpresin interesimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut me Serbinë.

“E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA-së në këtë proces. Me SHBA-në jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera